Flamur Maloku ditë më parë u largua nga Lëvizja Vetëvendosje pas një vit qëndrimi aty.
Si arsye dha se në partinë e Albin Kurtit nuk ju lejua mendimi ndryshe.
Pas largimit Maloku tha se mori mesazhe kërcënuese. Ai edhe sot përmes një postimi në Facebook ka thënë se po vazhdon të marrë mesazhe kërcënuese.
Maloku thotë se e respekton simpatinë e atyre që e fyejnë e kërcënojnë për Vetëvendosjem por siç thotë jo mllefin e tyre ndaj tij, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Secili nga ne duhet të ketë qëndrime personale, duhet të ketë dinjitet personal, por edhe të veprojë në kuadër të dinjitetit dhe të atyre qëndrimeve.
Si e tillë, duhet ekzistuar kultura e respektimit të mendimit ndryshe.
Unë nuk jua kthej me gjuhën e njëjtë denigruese.
Tronditje, të lexosh plot mesazhe me gjuhën më përbuzëse që ekziston, me fyerjet më të rënda!
Pse? Sepse, vendosa i lirë.
Unë respektoj simpatinë tuaj për “Lëvizjen…”, por nuk e repektoj e as mirëkuptoj mllefin tuaj ndaj meje, urretjen e shfaqur me potencial të rrezikshëm – këtu përfshihen ata që më goditën vazhdimisht me fyerje të rënda.
Mendoni pak!
Ndoshta mund edhe të reflektoni, sepse respekti është mbi të gjitha.
https://www.facebook.com/flamur.maloku.33/posts/10220509709948248