×
  • Lajme
  • Lajme

    Batuta me asfaltin në Drenicë? Shikoni fotografitë nga një fshat i Pejës, asfalti gati edhe në oborr

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 19:59

    Janë ende interesante e të kohës, barcoletat për asfaltin në Drenicë. Shumë rrugë shtroheshin atje, sa njerëzit nga Drenica por edhe zona tjera nxirrnin batuta qesharake, nga ajo se “nuk ka më tokë të punueshme në Drenicë sepse e gjitha është shtruar asfalt”, e deri të “në Drenicë po i mbajnë dyert e oborrit mbyllun se po tuten mos po ua shtrojnë oborrin asfalt”, shkruan Reporteri.


    Por, përderisa për shumë vjet, Drenica printe me batuta dhe me lajmet se po shtrohet asfalt, madje shpesh edhe deri afër oborreve të shtëpive, tash duket se në zona tjera po ndodhë e njëjta. Në Pejë, në fshatin Krosoriq, apo siç njihet ndryshe edhe Gllogjani i Pejës, po shtrohet asfalt nga Komuna deri të dyert e oborrit.

    Disa fotografi të dërguar nga një lexues i Reporterit e dëshmojnë këtë që po ndodhë këto ditë atje. Plot shtëpive asfalti iu ka shkuar të dera e disa gati sa nuk iu ka hyrë në oborr.

    Natyrisht, është lajm i lirë që qytetarëve, secilit, i lehtësohet qarkullimi që nga dera e shtëpisë, por natyrisht do të ishte edhe lajm i mirë që nga planet vetëm për të shtruar asfalt, kalojmë në plane më konkrete ekonomikë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!