Presidenti i Republikës së Kosovës ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese, duke u thirrur në garantimin e funksionimit të institucioneve. Në fakt, përmes veprimeve të tij, Presidenti i vendit nuk ka respektuar parimin bazë të secilit sistem demokratik, parim i cili është i mishëruar edhe në sistemin juridik të Republikës së Kosovës: ndarjen e pushteteve.
Kështu shkruan në pikën e parë të komenteve të Vjosa Osmanit, dërguar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me dekretin e Presidentit Hashim Thaci për ta mandatuar Avdullah Hotin për Kryeministër.
Osmani, që vjen nga LDK ka dalë kundër këtij dekreti dhe është përpjekur ta argumentojë në 13 faqe.
Reporteri.net ka siguruar komentet e dërguara nga Osmani.
Kryetarja e Kuvendit, që tashmë ka dalë publikisht kundër partisë së saj, ka thënë se Presidenti nuk ka të drejtë të caktojë afate të mandatimit.
“Pra, Kushtetuta i ka dhënë shprehimisht të drejtën e kushtetutë-bërjes vetëm Kuvendit të Kosovës, respektivisht deputetëve që kanë fituar mandat në pajtim
me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kjo e drejtë e Kuvendit është garantuar në nenin 65, paragrafi 2 të Kushtetutës, ku në mënyrë decidive sqarohet se Kuvendi i Republikës së Kosovës “vendos të ndryshojë Kushtetutën me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara dhe të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë”. Procedurat e amandamentimit të Kushtetutës sqarohen tutje në Nenin 144 të Kushtetutës, dhe konkretizohet sërish ekskluziviteti vendimmarrës i Kuvendit lidhur me kushtetut-bërje.
9. Në këtë kuptim, Presidentit të Republikës së Kosovës, me Kushtetutë nuk i njihet në asnjë formë kompetenca e kushtetutë-bërjes. E në rastin konkret, këtë të drejtë nuk e gëzon Presidenti as në kuptim të përcaktimit të afateve kohore lidhur me mandatimin e kandidatit për Kryeministër të vendit, përderisa nuk ekziston një normë e tillë kushtetuese”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Komentet e Osmanit:
Lexoni komentet e saja në këtë LINK: