×
  • Lajme
  • Lajme

    Arianit Islami emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Aviacionit Civil

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 23:33
    Arianit Islami

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka emëruar Arianit Islamin ushtrues detyre të drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil.


    Këtë vendim Qeveria Kurti e mori pak minuta pasi nga pozita e drejtorit e shkarkoi Eset Berishën, ish-këshilltarin e ish-ministrit Pal Lekaj, i emëruar nga Qeveria Haradinaj.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës, duke pasur në interes zbatimin e plotë të ligjit dhe interesin publik prioritet, ka marr vendim për shkarkimin e z. Berisha, dhe emërimin e z. Arianit Islami, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, deri në marrjen e rekomandimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit për emërimin e drejtorit të ri, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!