×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e rekrutimeve të jashtëligjshme – një “ekspert” u pagua 6 mijë euro në muaj

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 7:59

    Një “ekspert” i rekrutuar jashtëligjshëm në Zyrën e kryeministrit (ZKM) në gjysmën e dytë të 2019-s ka arkëtuar secilin muaj nga 6 mijë euro.


    Një tjetër ka marrë pagë edhe rreth një vit pasi ishte përmbyllur projekti për zbatimin e të cilit e kishte angazhuar Qeveria që drejtohej nga Ramush Haradinaj.

    Gjetjet i ka bërë Auditori i Përgjithshëm dhe i ka evidentuar në draftin e raportit vjetor për ZKM-në, që pritet ta publikojë brenda pak ditësh. Dokumenti, pjesë të të cilit ka siguruar KOHA, liston numër të madh shkeljesh, jo veç në punësime të kësaj natyre, por edhe në menaxhimin e parasë publike.

    Në të janë evidentuar shpenzime pa mbulesë për dreka zyrtare, vonesa në mbyllje avance, mbivlerësim i shpenzimeve për mallra e shërbime, mungesë vlerësimi gjatë ndarjes së subvencioneve për personat fizikë, shkelje në procese prokurimi e subvencionim i jashtëligjshëm për OJQ-të, shkruan KOHA.

    Punësimi i ekspertit me pagë 6 mijë euro ishte bërë nëpërmjet të ashtuquajturës marrëveshje për shërbime të veçanta.

    “Në marrëveshjet e lidhura, ceket se eksperti është angazhuar për kryerjen e shërbimeve profesionale, por nuk ka një përshkrim më të detajuar rreth këtyre shërbimeve”, thuhet në draftin e raportit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!