Për shëndetin e banorëve të fshatit Kuzmin të Fushë Kosovës, kujdesen dy shtete, Kosova dhe Serbia.
Kjo pasi të dyja shtetet në këtë fshat kanë ndërtuar dy ambulanta jo më larg se 100 metra nga njëra-tjetra.
Shumica e banorëve në këtë fshat janë nga komuniteti serbë, të cilët thonë se nuk kanë besim në sistemin shëndetësor të Kosovës, por ka edhe të atillë që thonë se krejt kjo është çështje politike.
RTK ka provuar të marrë një përgjigje nga drejtoria e Shëndetësisë në Fushë Kosovë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.