Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona në Ferizaj, pasi të njëjtit ishin duke luajtur bixhoz në një lokal.
Por të njëjtit janë liruar pas intervistimit në konsultim me prokurorin, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i policisë:
Raportohet se në rrugën Liman Reka në Ferizaj janë arrestuar trembëdhjetë (13) te dyshuar meshkuj të cilët janë hasur në një lokal duke luajtur bixhoz.
Njësiti policor ka sekuestruar letra bixhozi dhe disa zhetona bixhozi.
Te dyshuarit janë sjell në stacion policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti nën hetime nga njësitë relavante policore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.