×
  • Lajme
  • Lajme

    Hiqen shiritat e Policisë në sheshet e Prishtinës

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 11:22

    Shiritat që rrethonin sheshin e Prishtinës dhe përmes të cilëve nuk lihej askush të lëvizte, janë hequr dje pasdite.


    Gazetari i Reporterit i ka parë dy zyrtarë të Policisë së Kosovës teksa i largojnë dhe, kur i kanë pyetur përse po hiqen, ata kanë bërë shaka.

    Ndërkohë, heqjen e tyre sot e kanë konfirmuar edhe Komuna e Prishtinës, të cilët thonë se shiritat do të rivendosen.

    “Policia i ka larguar për t’i vendosur të tjerët”, ka thënë Adonis Tahiri, Drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës.

    Sidoqoftë, sheshi prej gati dy muajsh është i bllokuar, mirëpo dje u përdor nga një grup njerëzish që “testuan” protestat./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!