×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani viziton Bajramin, i ofron mbështetje institucionale

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 11:38

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar takim me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami.


    Bajrami tha se në këtë takim e kanë njoftuar kryeparlamentaren Osmani për mësimin në distancë dhe për sfidat në mungesë të legjislacioneve që janë të vjetra dhe që duhet të bëhet ndryshimi i tyre.

    ‘Ofertat më të mira i gjeni në Interex #ExtraLirë’
    E SPONSORUAR
    SHIKO VIDEON
    Sipas saj aktualisht në shkollën “Emin Duraku” në Prizren janë duke u bërë xhirimet edhe për nxënësit nga komuniteti boshnjak dhe turk ndërsa në MASHT po bëhen përgatitjet për testin e matura dhe atë të arritshmërisë.

    E kryeparlamentarja, Vjosa Osmani pas takimit derisa ofroi përkrahjen për MASHT-in ka falënderuar MASHTI dhe çdo mësimdhënës që kanë arritur të realizojnë mësimin në distancë.

    Osmani tha se në arsim duhet të investohet në cilësi, por edhe në higjienën e shkollave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!