×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish ministri i Brendshëm: Nuk do të jepja leje për parapërgatitje për protestë

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 13:42

    Ish Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e kaluar, Ekrem Mustafa, ka thënë se aksioni i djeshëm i shoqërisë civile për parapërgatitje për protestë nuk është i duhur.


    “Po të isha ministër nuk do të jepja leje për atë”, është shprehur Mustafa, njofton Klan Kosova.

    “Nuk është tash koha për të bërë ndonjë ndryshim. Politika nuk duhet të ndikojë në vendimet e marra për pandeminë”, tha ai.

    “Koha është të luftohet koronavirusi. Rastet prapë kanë filluar të rriten dhe unë jam në vijën e parë të frontit. Nuk kanë bërë mirë ata që kanë bërë atë organizim. Është kohë që të luftohet pandemia”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!