×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu bën hapin e parë drejt krijimit të Institutit për hulumtim të krimeve të luftës

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 14:40

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë ka nëshkruar të mërkuren vendimin për krijimin e ekipit punues, i cili do ta përgatisë analizën për themelim të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.


    Firmosjen e këtij vendimi Haxhiu e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

    Në kuadër të këtij statusi ajo ka treguar se detyrë e ekipit do të jetë përpilimi i një studimi të argumentuar për themelim të mekanizmit, që do të merret me hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Krahas kësaj, si tregon Haxhiu, ky ekip do të identifikojë edhe “praktikat e mira të krahasueshme dhe të pasqyrojë elementet dhe specifikat që mund të përfshihen në rastin e Kosovës”.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3658283384242426&set=a.524198150984314&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!