×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Qeveria do të vazhdoj të mbetet në detyrë deri në zgjedhjet e reja

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 14:52

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ku ka folur për 100 ditët e qeverisë ka thënë se qeveria në detyrë do mbetet deri në zgjedhjet e reja.


    “Zgjedhjet e lira demokratike me masa mbrojtëse ndaj qytetarëve do të mbahet dhe ka parti tjera që po kërkojnë këtë. Qeveria do të vazhdoj të mbetet në detyrë deri në zgjedhjet e reja. Qeveria u rrëzua, por një popull i tërë u ngrit”, ka deklaruar Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se i cakton qytetarëve se çfarë të ardhmen duan ta ndërtojnë për të ardhmen e tyre.

    Kurti, ka thënë që nga marrja e detyrës më 3 shkurt, qeveria nën drejtimin e tij ka nisur luftimin e korrupsionit dhe çkapjen e shtetit nga shpërdorimi e zhvatja.

    Ai tha se kanë marrë një sërë veprimesh që kishte të ndalonin humbjen e parasë publike, ku përmendi uljen e pagave për qeverinë, pa prekur gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe zbritjen e privilegjeve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!