×
  • Lajme
  • Lajme

    Besian Mustafa i thotë Kurtit: Jam krenar që jam LDK

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 17:24

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë.


    Besian Mustafa ka thënë se gjatë kësaj periudhe ministrat e LDK-së në qeveri kanë dhënë maksimumin e tyre si dhe sipas tij nuk kanë bërë politikë. Mustafa ka theksuar se ndjehet krenar që është pjesë e LDK-së.

    “Dua të theksoj edhe një herë që anëtarët e këtij kabineti qeveritarë që vijmë nga radhët e LDK-së nuk kemi bërë politikë, por kemi dhënë maksimizimin në ministrisë që ne udhëheqim. Si pasardhësi i një nga tre themeluesit të LDK-së jam krenar që jam në LDK dhe i tillë do të mbetëm”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!