×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci numëron “50 dështime” e “5 punë të mira” në 100 ditët e Qeverisë Kurti

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 17:52

    Ramiz Lladrovci kishte premtuar se tek pas 100 ditëve do të fliste për punën e Albin Kurtit si Kryeministër dhe Qeverinë e tij. Dita 100 ishte sot, dhe përveç Qeverisë që u lavdërua, nga opozita pati akuza për dështime, shkruan Reporteri.


    Kryetari i Drenasit ka renditur 5 punë të mira dhe 50 dështime te kësaj qeverisë.

    Më poshtë mund të lexoni postimin e tij dhe dështimet e të mirat e kësaj qeverie, sipas tij.

    Postimi i plotë:

    Për t’iu përgjigjur interesimit të mediave, ky është qëndrimi im në raport me 100 ditët e qeverisjes Kurti

    Me shkas po e rikujtoj edhe një shkrim në ditën kur është votuar Qeveria Kurti:“Nëse do të isha sot deputet, do ta kisha votuar Qeverinë Kurti, për shumë arsye. Do të kisha shumë vullnet çdo seancë për ta kritikuar, për ta korrigjuar dhe për ta bindur se është lehtë të flitet për shtetin e ndërtuar, pa i dhënë rrol asnjë lloj Liste. Është lehtë të hedhësh akuza e parulla kundër shtetit që nuk ke kontribut në ndërtimin e tij, është lehtë të hedhet gaz lotsjellës, është lehtë të ndërtosh kauza- çështje është të realizohen ato kauza, është lehtë ta devijosh premtimin ende pa filluar qeverisjen, është lehtë për të sharë Republikën e Kosovës por do shumë vendosmëri për ta zhvilluar”.1. Qeveria Kurti shkeli Kushtetutën, kufizoi lirinë e lëvizjes dhe të drejtat e njeriut
    2. Sjellje jofleksibile me institucionet e shtetit, arrogancë ndaj miqve e i butë ndaj armiqve
    3. Iu nënshtruan Listës Serbe duke iu siguruar dy poste ministrore dhe pozita tjera kyçe në institucione pavarësisht të kaluarës
    4. Përkeqësoi marrëdhëniet me partnerët strategjik të Kosovës, në veçanti me SHBA-në
    5. Gabimet politike dhe qasja me SHBA-në tërhoqi fondet e MCC-së
    6. Bëri dallimin e mbrapshtë në mes të ShBA dhe Evropës, duke u strehuar nën çadrën e BE-së
    7. Përmirësoi imazhin Serbisë, duke e bërë shtet “humanitar” në mediat botërore
    8. Shtoi orekset e Serbisë për portin e Durrësit dhe korridorin e lirë
    9. Ngriti teori për komplote dhe konspiracione të paarsyeshme
    10. Të gjitha partitë i trajtoi si armiq e me vija të kuqe
    11. Shkarkime dhe emërime politike nëpër borde duke “kapur” shtetin
    12. Letra për çështje të brendshme dërguar institucioneve ndërkombëtare si Mike Pence, Brukselit, Komisionit të Venedikut
    13. Rekrutimi i stafit shëndetësor nga Serbia në Kosovë pa përfillur procedurat ligjore
    14. Mosrespektimi i rekomandimeve të Policisë së Kosovës për sigurinë
    15. Publikimi i bisedave protokollare, në vend dhe jashtë
    16. Propaganda linçuese kundër personaliteteve të huaja në media dhe polemika me oponencën
    17. Raporti i auditimeve për shkarkime të bordeve është marrë si vendim final dhe i mirëqenë. Auditorët kanë për obligim ta dërgojnë direkt në prokurori lëndën e cila dyshohet për keqpërdorim.
    18. Mungesë e angazhimit institucional për lirimin e ushtarit të UÇK-së në Serbi
    19. Qeveria Kurti pagoi rrymën e papaguar të serbëve të veriut
    20. Bëri gabimet e mëdha duke mos vlerësuar qytetarët që nuk e votuan. Kosova është gati dhjetë herë më e madhe se votat që i fitoi.
    21. Nuk erdhi në Drenas për të nderuar në përvjetor dëshmorët dhe martirët në varrezat masive
    22. Qeveria Kurti ka miratuar një buxhet diskriminues për komunat
    23. Nuk e planifikoi buxhetin për pandeminë dhe as nuk e menaxhoi si duhet me emergjencën shëndetësore
    24. Bashkëpunoi me Serbinë, por nuk tregoi afërsi me Shqipërinë
    25. Deklaratat e Kurtit kinse ShBA ka plan të fshehtë për Kosovën dhe Serbinë, demantimi nga vet diplomatët amerikan
    26. Tallja me Shtëpinë e Bardhë (e kuqe, verdhë)
    27 Deklarata kundër diplomatit amerikan Richard Grenell
    28. Vazhdoi keqpërdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale
    29. Pagesa të dënimeve për vetura me buxhet të shtetit
    30. Siguroi dhe bëri teste për veten dhe kabinetin e tij në zyrë, ndërkohë nuk kishte për qytetarët
    31. Ndarja e pakos emergjente fiskale pa miratim nga Kuvendi
    32. Pas rrëzimit me mocion, shkarkoi zëvendësin e tij të parë
    33. Ndërmori masa të tepruara për hakmarrje (shkarkimi i Agim Veliut, Avdullah Hotit etj.)
    34. Nuk tregoi përgjegjësi morale a solidaritet për vetëvrasjen e studentit në qendër të studentëve-karantinë
    35. Inatet me Presidentin e penguan të bënte me shumë për shtetin, edhe elektorati i VV-së i ndikuar
    36. U demantua për funksionimin e shtetit që me vite e ka sharë. Sektorët si shëndetësia, policia, pushteti lokal, administrata, etj. etj. dolën që funksionojnë e kanë funksionuar për mrekulli.
    37. Emëroi këshilltar që fyen luftën dhe vlerat e UÇK-së, nuk u distancua nga deklaratat
    38. Nuk u distancuan as nga deklaratat e këshilltarit nga Shqipëria që bëri thirrje për kryengritje (luftë civile)
    39. Deputetja e VV-së citoi mediat serbe kur sulmoi UÇK-në
    40. Emëroi këshilltar serb personin që ka mbështetur publikisht kriminelet e luftës
    41. Në buxhetin e vitit 2020 nuk mbështeti me projekte të reja Drenasin, përkundrazi hoqi ndërtimin e QKMF-së edhe pse kishte memorandum
    42. Nuk dërgoi asnjë ligj në Parlament
    43. Bllokoi punën e parlamentit për gjendjen e jashtëzakonshme, vendimet ishin të jashtëzakonshme
    44. Bëri pagesa të dyfishta për skemën sociale pa marrë aprovimin nga ana e Kuvendit
    45. MPB privilegjoi zyrtarët serb, ndërsa diskriminoi deputetet e Kuvendit të Kosovës
    46. Mos ndërmarrja e veprimeve për programet arsimore në pajtim me kurikulat e Republikës së Kosovës
    47. Qeveria Kurti krijoi klimë të përshtatshme për influencë ruse në bisedimet Kosovë-Serbi
    48. Presion ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe shkelje të vendimeve të tyre për mbrojtje ndaj virusit. Prova e protestës në shesh me mbi 400 persona dhe brenda shiritave të vendosur nga Policia
    49. Favorizimet gjatë pandemisë dhe tenderët
    50. Mbyllja e syve me rastin e punësimit të familjarëve të anëtarëve të partisë së tij.Punët e mira
    1. Ulja e pagave
    2. Nxiti hetimet për disa institucione ku ka munguar transparenca
    3. Ndarja e buxhetit për Luginën e Preshevës
    4. Zvogëloi shpenzimet e administratës
    5. Shkarkim të disa bordeve, por pa adresim përgjegjësie për shkeljet e pretenduara.“Atë që s’ia do vetes mos ia bëj tjetrit”.Fjalë e urtë, të cilën e kanë harruar disa parti politike, presin veprime tjera nga ato që dje i kanë bërë vet.
    Mësimi: Ban për të tjerët atë që don të tjerët me ba për ty!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!