×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri, plagosen dy persona në Lipjan

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 19:51

    Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sontme në fshatin Smallushë të Lipjanit.


    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

    Krasniqi ka thënë se dy viktimat, kanë marrë lëndime në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Ata janë dërguar për trajtim në QKUK.

    “Sot rreth orës 18:44 kemi marr një informatë se në fshatin Smallushë të Lipjanit, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes. Në vendin e ngjarjes kanë hasur dy persona të lënduar në këmbë, të njejtit janë dërguar për në QKUK”, ka thënë Krasniqi për Reporterin.

    Policia është duke e hetuar rastin edhe më tutje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!