Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Haki Abazi ka vlerësuar të suksesshme punën 100-ditëshe të Qeverisë Kurti, duke pasur parasysh që ‘për 20 vjet kishte një sistem të kapur’ dhe se është nevojitur shumë punë për të vënë në funksion aktivitetin dhe veprimin institucional.
“Aty kemi hyrë për të nisur jo nga zeroja, por kemi hyrë nga minusi, pasi 20 vjet ishte një sistem i kapur dhe sistemi nuk ishte në zero, por në minus. Ishte detyrë e jona për të vënë në funksion aktivitetin dhe veprimin institucional.
Ai ka fajësuar LDK’në për prishjen e koalicionit, duke thënë se ua kishin sjellur ‘lakun në fyt’.
“LDK na e pruri lakun në fyt’’, ka theksuar ai.
Sipas tij, Qeveria Kurti prioritet kishte punën dhe drejtësinë, të cilat kanë qenë edhe premtim elektoral i Vetëvendosjes.
“Kjo ka qenë edhe arsyeja e shkarkimit të bordeve të ndërmarrjeve publike, pasi ato duhet të çkapeshin nga kapja që ishte bërë për vite të tëra dhe këto borde kishin sjellë në kolaps të gjitha ndërmarrjet publike”, ka thënë Abazi në TV Dukagjini.
Ai ndër tjera ka përmendur si sukses nisjen e procesit, vettingut, procedurat për anëtarësim në Konferencën e Hagës, anulimin e vendimeve për përdorimin e veturave zyrtare në qeveri dhe luftën kundër dhunës në familje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.