Dy persona janë plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes, në fshatin Smallushë të Komunës së Lipjanit.
Plagosjet ndodhën pasi tre persona paraprakisht patën një fjalosje, ka bërë të ditur Policia.
Të plagosurit, njëri 27 dhe tjetri 23-vjeçar po nga ky fshat, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohen në QKUK në Prishtinë.
Policia ka arrestuar personin që dyshohet se plagosi dy persona dhe është dërguar në mbajtje, ndërkohë që edhe është bastisur shtëpia e tij.
“Pas një fjalosje mes tre personave në fshatin Smallushë të Komunës së Lipjanit, dy prej tyre kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Të plagosurit kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërkaq personi i cili ka shtënë me armë zjarri është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje, ndërkohë është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vepër”, ka thënë për KOHËN komandanti i Policisë së Kosovës në Lipjan, Bashkim Bytyqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.