Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se për këto 100 ditë qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka bërë punë shumë të mira dhe arsye për mocionin ndaj saj, gjoja se ka qenë anti amerikane nuk janë të vërteta.
“Ato parti që votuan për mocion kishin vetëm një qëllim të krijonin një qeveri anti kushtetuese”, tha ajo sot në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.
Për punën e 100 ditshit të qeverisë që dje kreu i qeverisë në detyrë Albin Kurti prezentoi para kabinitetit qeveritar, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, vlerësoi se kjo qeveri filluar të bëj ndryshimet që edhe vet populli i Kosovës votoi në vitin e kaluar.
Për vendimin qe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Pacolli beson se ajo do të marr vendim profesional bazuar me vendimin e vitit 2014.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.