×
  • Lajme
  • Lajme

    Rahovec, familjarët e infermieres së prekur me coronavirus fillimisht dolën negativ- pas dy javësh pozitiv

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 14:52

    Familjarët e një infermiere nga Rahoveci e cila punonte në Spitalin e Prizrenit e që ishte prekur nga COVID-19, para disa ditësh u testuan dhe rezultatet e tyre dolën negative, mirëpo në ri-testim edhe ata u konfirmuan se janë të prekur nga virusi.


    Por, pozitiv në COVID-19 nuk doli babai i saj, për të cilin para disa ditësh IKSHPK tha se ai ishte prekur nga virusi.

    Detaje për këtë rast në një lidhje direkte pë Gazetën Express dha kreu i Rahovecit, Smajl Latifi.

    “Këto katër raste nga fshati Operushë ishin raste kontakti familjar. Ato ditë më herët ishin negativ, e në testimin e dytë dolën pozitiv. Janë raste të njohura për ne. Kanë qenë të karantinuara”, tha Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!