Policia e Kosovës njoftoi sot për një mjet shpërthyes të cilin një qytetar e kishte sjellë pranë Kazermës ‘’Adem Jashari’’.
Mësohet se qytetari është i moshës rreth të 30-tave dhe hasi në mjetin shpërthyes ndërsa po punonte në kopshtin e tij në rrugën ”Dëshmorët e Ponoshecit” në Prishtinë.
I njëjti e ka marrë mjetin dhe me automjetin e tij (në bagazh të automjetit) e ka dërguar me qëllim për ta dorëzuar tek Forca e Sigurisë së Kosovës, transmeton Reporteri.net.
Pas këtij rasti ku qytetari me automjetin e tij e barti deri tek Kazerma ”Adem Jashari” bombën e gjetur, Policia e Kosovës ka dalur me një apel.
Sipas tyre qytetarët sapo të hasin në mjet të tillë të dyshimtë të lajmërojnë fillimisht Policinë e Kosovës.
”Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët që në rastet e tilla kur hasin mjete te dyshimta mos të rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve duke prekur apo transportuar mjetet e tilla, por sapo të hasin në ndonjë mjet të dyshimtë menjëherë të lajmrojnë Policinë e Kosovës”, thonë Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.