Shkodra mbetet zonë e kuqe e coronavirusit në Shqipëri me 16 raste aktive dhe 116 të prekur në total.
Prej dy ditësh fatmirësisht nuk ka raste të reja, por autoritetet vijojnë hetimin epidemiologjik të të dyshuarve
Shkodra mbetet zonë e kuqe e coronavirusit. Në rang bashkie atje ka 16 raste aktive.
Lindita Haxhija, drejtoreshe e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor: 116 veta kemi. Aktualisht në banesat e tyre janë shumë pak. Kemi 12-13 persona të izoluar në shtëpitë e tyre.
Por ndërsa pandemia Covid 19 po njeh zbutje të frekuencës së infektimit, për këtë operator të shëndetësisë lind një tjetër detyrë. Prej ditës së premte në terren do të nisë procesi i dezinsektimit, që do të fillojë me zonën turistike të Velipojës, e për tu shtrirë më pas në qytet.
Lindita Haxhija, drejtoreshe e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor: Normalisht që këto i kemi vendosur në hartë pasi kemi vendosur në hartë, pasi kemi bërë monitorimin dhe kemi parë habitetet e larvave të mushkonjave, kryesisht të moshkonjës tigër.
Një masë e tillë merret çdo vit për të shmangur prezencën e insekteve dhe ndotjeve të tjera në territor. Këtë vit si pasojë e coronavirusit ndërhyrja në terren ka filluar më herët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.