×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK e AAK po e lënë jashtë Qeverisë Hoti një rugovist të pandryshueshëm, thotë publicisti i afërt me LDK-në

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 16:55

    Publicisti Pal Shtufi përmes një postimi në facebook ka reaguar pas lënies jashtë në listën e Ministrave të përfolur për Qeverinë Hoti, të anëtarit të AAK-së Anton Berisha.


    Sipas Shtufit, Berisha përkundër se aktivitetin politik a e ka vazhduar në AAK, është një rugovist i pandryshueshme dhe më së shumti i përafrohet mendësisë politike të LDK-së, e cila po provon ta krijojë qeverinë e re me AAK-në e NISMA-n.

    Madje ai edhe pyet nëse rugovizmi i Berishës është problemi pse ish-zëvendësministri i Jashtëm u harrua nga AAK-ja të përfshihet në listën e ministrave të saj të propozuar për Qeverinë Hoti.

    Ky është reagimi i tij i plotë:

    NJERIU I DITUR DHE ME PËRVOJË – JASHTË LISTE

    E shikon listën e ministrave të mundshëm të AAK-së në Qeverinë Hoti dhe nuk e gjen emrin e Anton Berishës, njeriun më të përgaditur politikisht dhe intelektualisht.

    Përveç përvojave të ndryshme teknokratike me organizata ndëkombëtare, Antoni i përket gjeneratës së parë të ambasadorëve të karrierës të emëruar në 2009 dhe si i tillë ka shërbyer si ambasador i parë i Kosovës në Slloveni. Njohës i mirë i gjuhës angleze, por edhe një orator e kuvendar i rrafsht në gjuhën shqipe, Antoni ka merituar një trajtim më dinjitoz nga AAK. Aq më tepër, kur ish Kryeministri Haradinaj e pati emëruar këshilltar të tij diplomatik dhe përfaqësues diplomatik në Vatikan.

    Si rugovist i pandryshueshëm dhe njeri, i cili nuk i qaset politikës përmes konfliktit, por përmes arsyes së shëndosh, mendoj që Antoni më së shumti i përafrohet mendësisë politike të LDK-së. A mund të jetë ky ndonjë problem pse Antoni u “harrua ” nga AAK?

    https://www.facebook.com/pal.shtufi/posts/10220879634332285?__cft__%5B0%5D=AZXpbeo0Smj4lIDak0cY0pmVZ5nKRa1xUbzB4xv8vq09mII1hKSUmCAPgGP91lQ2pzLUmnJRTURe-35StfDrj5FIkOsacsZ-1dmR79_KmgRob-TsJDwOfCGN3rvtSIq6MDk&__tn__=%2CO%2CP-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!