×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat për laborator droge, këshilltarja e Albulena Haxhiut paralajmëron padi ndaj Rrahim Ramës

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 17:58

    Nazlie Bala, këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas akuzave të ish-drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Rrahim Rama.


    Ajo ka thënë se akuzat e Balajt janë shpifje dhe se gjatë javës do të deponojë padi ndaj tij. shkruan Reporteri.

    “Ish drejtori i Agjencisë për Administrimin e pasurisë të konfiskuar dhe sekuestruar, z.Rrahim Rama, në një televizion paska bërë disa shpifje në drejtim timin si këshilltare e Ministres së Drejtësisë. Njëra nga këto ishte se në shtëpinë time paska qenë ndonjë laborator droge. Deri në fund të javës, do të deponoj padi për shpifje kundër të njëjtit”, ka shkruar ajo.

    Kujtojmë se, ish-drejtori i  Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Rrahim Rama, i shkarkuar dy ditë më parë, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se  familjarë të Nazlie Balës kanë laborator të drogës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!