“Francezët do të kenë mundësi të shkojnë me pushime në muajt korrik dhe gusht, pavarësisht pandemisë së coronavirus” kështu u shpreh të enjten kryeministri i Francës Edouard Philippe teksa shtoi se do të ketë disa kufizime lokale, në varësi të zhvillimeve të virusit.
Qytetarët e Francës do të mund të rezervojnë pushimet e tyre pasi industria e turizmit ka premtuar se ata do të rimbursohen, nëse situata përkeqësohet.
Kryeministri Philippe prezantoi një fond masiv prej 18 miliardë eurosh për sektorin e turizmit. “Është e paprecedentë, masive dhe e nevojshme”, u shpreh kryeministri.
“Turizmi po përjeton situatën më të keqe në historinë moderne, ndërkohë që ky sektor është ndër thesaret e ekonomisë franceze”, tha Philippe. “Ndaj mbrojtja e tij është një prioritet kombëtar”.
Hotelet, restorantet dhe agjencitë turistike në Francë qëndrojnë të mbyllura që nga mesi i marsit por deri më tani kanë marrë 6.2 miliardë euro në ndihma shtetërore dhe kredi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.