Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë me gazetarin nga Shqipëria Çim Peku ka folur edhe një herë për një fotografi që kishte postuar në rrjetet sociale para rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Kurti ka thënë se është manipuluar me interpretimet e asaj fotografie. Ai është shprehur që në politikë nuk është person që krasitë, por që mbjell, pra ofron njerëz, shkruan Reporteri.
“Ka qenë e montuar prej portaleve të ndryshme, pastaj në rrjetet sociale. Në politikë nuk jam nga ata që krasisin, jam nga ata që mbjellin e ofrojnë njerëz”, u shpreh Thaçi
Kujtojmë se kjo fotografi ishte shpërndarë edhe nga djali i presidentit duke ia atribuar babait të tij meritat për rrëzimin e Qeverisë Kurti.