×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Skenari për rrëzimin e Qeverisë Kurti ishte përgatitur moti

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 21:29

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar edhe njëherë Lidhjen Demokratike të Kosovës për prishjen e koalicionit qeveritar.


    Madje Haxhiu ka thënë se LDK-ja ka pasur skenari për ta rrëzuar Vetëvendosjen nga pushteti shumë më parë.

    Ajo këtë e bazon në faktin që LDK-ja kishte bërë përpjekje të vazhdueshme për ta futur Nismën në Kuvend.

    Haxhiu tha se këtë gjë e kanë ditur por që nuk kanë dashur të bëjnë publike.

    Këto komente Haxhiu i bëri në emisionin Rubikon në Klan Kosova./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!