×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti paralajmëron se nuk pranon qeveri tjetër: Nesër është dita 102, pastaj 103, 104 …, deri në zgjedhjet

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 22:26

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për 100 ditshin e qeverisjes së tij.


    Ai e ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter, për t’i plasuar të gjitha vendimet dhe të arriturat e qeverisë së tij në këto 100 ditë.

    “Me gjithë sfidat me të cilat u përball qeveria jonë e re, ne nuk kemi ndalur dhe nuk do të ndalemi së punuari për qytetarët tanë”, shkruan Kurti.

    Por, sipas tij s’do të ketë qeveri tjetër deri në zgjedhjet e reja.

    “Nesër është dita 102, pastaj 103, 104 … Deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar ai në Twitter.

    Ndërkaq dje Kurti ka thënë se pas zgjedhjes së tij si kryeministër, ai ka filluar me vendime e veprime për ndaljen e korrupsionit.

    “Kabinet i vogël e paga të vogla, sepse jemi vend i vogël. Kemi nisur si kabinet i ri një kulturë të re të qeverisjes, punojmë për të shërbyer qytetarët, e nuk punësohen të afërmit për të sunduar popullin”, ka deklaruar Kurti.

    Kryeministri në detyrë ka thënë se gjatë këtyre 100 ditëve kanë marrë 192 vendime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!