Në emisionin “Opinion”, në një moment, pati një komunikim online ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndërsa u fol për koordinimin mes të dyja shteteve në lidhje me situatën për pandeminë, në nisje të komunikimit, Rama bëri një batutë: “Ju nuk po koordinoheni vetë, kështu që nuk kemi si të koordinohemi të dyja shtetet”.
Ndërkohë që presidenti Thaçi në lidhje me hyrjen në kufurin shqiptar gjatë kohës së pandemisë, tha se nuk ka shkelur rregullat, përkundrazi ka komunikuar me punonjësit në dogana, si atë të Kosovës, edhe atë të Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.