Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë deri tani ka shkuar në 945, me 690 persona të shëruar dhe 29 viktima.
Gjatë kësaj jave numri i të infektuarve ka filluar të kthehet përsëri, përderisa nga njoftimet e përditshme të IKSHPK janë raportuar më shumë raste sesa të shëruar.
Masat e lehtësimit kanë filluar që nga 4 maji, duke bërë që disa nga aktivitetet të fillojnë me punën e tyre të përditshme. Ndërsa nevojitet vlerësimi epidemiologjik dhe vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të kaluar në fazën e dytë, e cila para konfirmimit të rasteve të fundit është parashikuar të ndodhë me 18 maj.
Në Kosovë deri tani janë 226 raste aktive.
Ferizaji, që ishte një ndër komunat me më së shumti raste, tani nga 109 raste të konfirmuara, ka 93 të shëruar, dhe 14 aktiv. Ndërsa komunat tjera gjithashtu kanë parë rritje të të shëruarve.
Në nivel global, deri tani janë konfirmuar rreth 4, 471,968 raste, janë shënuar rreth 298 mijë viktima dhe mbi 1 milion të shëruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.