×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Spitali i Tiranës drejt zbrazjes nga pacientët me coronavirus, pritet t’i kthehet normalitetit

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 14:32

    Pritet që shumë shpejt spitali “Shefqet Ndroqi” të zbrazet nga pacientët me Covid-19 dhe t’i kthehet normalitetit.


    Momentalisht në spital janë vetëm tre persona të shtruar me Covid-19.

    Ndërkohë të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 745.

    Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

    Ditën e sotme u shënuan 17 raste të reja, duke e dërguar numrin total të infektuarve në 933.

    Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!