Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në Tiranë, aty ku një 65 vjeçar me bicikletë ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë.
Sipas policisë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 16.05.2020, rreth orës 14:41, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin L.C., 25 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin H.Ll, 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjeti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.2 për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.