Në Malishevë nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19, qe 21 ditë. Aktualisht në këtë komunë janë vetëm dy raste aktive me koronavirusin e ri.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes dhe zbatim rigoroz të masave parandaluese.
“Kjo qetësi, është falë zbatimit të masave parandaluese, disiplinës së treguar nga qytetarët, dhe falë punës dhe angazhimit të shtabit emergjent komunal në Malishevës, që kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme në menaxhimin e situatës me COVID-19.
Për këtë, qytetarët e Komunës së Malishevës, meritojnë respekt dhe falënderim të veçantë për kujdesin e treguar gjatë kohës së pandemisë, e cila vazhdon ende dhe përsëri ju bëjmë apel që të kenë kujdes dhe zbatim rigoroz të masave parandaluese ndaj COVID-19”, ka thënë Begaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.