Kryeministri i ri i Kosovës ka shkruar për ditën e tij të parë të punës dhe vizitat që zhvilloi në këtë datë të rëndësishme për të.
Kryeministri Hoti, i cili dje ka vizituar varrin e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe familjen e Jasharajve në Prekaz, thotë se janë të vendosur në punojnë në shtet ndërtimin e Kosovës.
Hoti thotë se amaneti i atyre që dhanë jetën për Kosovën duhet të jetësohet, shkruan Reporteri.
“Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz.Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet.#QeveriaHoti #RKS”, shkruan Hoti.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3341518239242840
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.