×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti nga mbledhja e parë e Qeverisë: Do të jemi të pakompormis në luftën kundër korrupsionit

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 12:41

    Ka filluar të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.


    Në këtë mbledhje po bëhet shqyrtimi i programit të Qeverisë për vitet 2020-2023.

    Kryeministri Hoti teksa prezantoi para kabinetit programin e Qeverisë ndër të tjera tha se qeveria që ai drejton do të jetë e pakompormis në luftën kundër korrupsionit, shkruan Reporteri.

    Por, kjo siç tha ai do të bëhet me punë dhe jo me deklarime të fuqishme.

    “Do të jemi të pakompromis në luftën kundër korrupsionit, jo me deklarime të fuqishme por me punë të përditshme”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Hoti.

    Hoti tha se menaxhimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike do të jenë sfidat dhe prioritetet kryesore të kësaj qeverie.

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!