Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se sot është një ditë e mirë për qytetarët e Kosovës pasi ata publikuan programin e qeverisjes, si akti i parë i mbajtjes së premtimit për llogaridhënie.
Tahiri riktheu çështjen e Ligjit të Pagave të Qeverisë Haradinaj dhe tha se janë duke pritur vendimin e Gjykatë Kushtetuese dhe më pas do të miratojnë rregulloret për zbatim.
“Llogaridhënien po e bëjmë në mënyrë më të dinjitetshme dhe më normale. Vazhdimi i zbatimit të Pakos së Reformës Shtetërore të Qeverisë Haradinaj kemi miratuar tri ligjet bazë. Në momentin kur vjen vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të hartojmë 22 rregullore për zbatim. 4 prej tyre për Ligjin e Pagave. E dimë sa i rëndësishëm është si ligj për sektorin publik për t’i dhënë një hierarki në pagë dhe funksion”.
Tahiri foli edhe për nevojën e reformës në fushën e inspektimit duke thënë se në nivel të Qeverisë do të fillojnë një komitet për reformën shtetërore të sektorit privat dhe publik.
Ai tha se përmes këtij komiteti si Qeveri synojnë të kenë funksion më të madh në zhvillimin ekonomik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.