×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet zyrtari policor që i quajti preshevarët mashtrues e të pangopur

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 21:18

    Polici kufitar, Aziz Kryeziu, është suspenduar nga puna në kohëzgjatje prej 72 orësh për shkak të komentit ofendues që ka bërë në rrjetin social ‘Facebook’ për preshevarët, raporton Rtv Aldi.


    Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se vendimi për suspendimin e tij është marrë mbrëmë, pasi komenti i tij nxiti shumë reagime.

    Kryeziu ka ofenduar rëndë preshevarët duke i quajtur mashtrues e të pangopur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!