Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj thotë se me sjelljet e tij Kurti bëri që SHBA’të të krijonin një raport mosbesimi ndaj tij, sa nuk do të diskutonin me të edhe nëse do të hiqej reciprociteti.
Thotë se SHBA’ja ndaloi komunikimin me qeverinë Kurti, ndërkohë komunikuan me Hotin.
‘Ka pasur takime në mes të Hotit e Kurtit ku ne kemi kërkuar heqjen e tarifës. Në momentin që ne kemi ardhur në qeveri kemi marrë kërkesën për largimin e reciprocitetit”, tha ai.
“Tarifa ka qene aksidentale, ka qenë popullore por ka qenë e pamenduar dhe analizuar mirë me miqtë tanë”, thotë Selmanaj.
‘Edhe kur të vendosim masa ekonomike për qëllime politike duhet të konsultohemi me miqtë tanë”, shpjegon ai.
‘Komunikimi i LDK’së me SHBA’në ka qenë i përditshëm. Me miq diskutohet çdo detaj”, thotë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.