Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e larta në LDK.
Por Musliu thotë se nuk pajtohet me asnjë prej tyre që thonë se Vjosa u shkarkua pse ishte grua, shkruan Reporteri.net
Postimi i saj:
Me vjen shume keq që Vjosa Osmani u shkarkua nga pozitat e larta të LDK-se ashtu siç me ka ardhur keq për Aida Dergutin kur është shkarkuar nga pozitat e larta në VV( mjerisht Aida atëherë nuk e kishte përkrahjen dhe solidarizimin e duhur sepse e kaluara e saj si ushtare e UÇK-se e bene mos ta njohë viktimizimin).
Por s’pajtohem me asnjë nga ata që thonë se Vjosa është shkarkuar pse ishte grua.
Mjaft me viktimizim! Nuk i bëni nder Znj. Osmani dhe asnjë gruaje që merret me politikë me këtë qasje.
Për të vërtetuar këtë postim po e shoqëroj me disa foto ku kandidaturës së Vjosës për Kryeministre fatkeqësisht më se shumti ju gëzuan burrat. Uroj që nga ky akt te kenë marrë mesim të gjitha gratë në politikë që pretendojnë të ndërtojnë karrirë duke ndarë gëzimet e suksesit vetem në parqafime te kolegëve burra.
#viktimizimi s’na bënë nder!
Ne politikë jemi #politikane jo thjeshtë #gra
https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial/posts/1249248348740540