Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka deklaruar se 21 vjet më parë, në koordinim të plotë me NATO-n, filloi transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Ai në një postim në Facebook, shkruan se sot Ushtria e Kosovës, është kurorëzim i suksesit të madh institucional e shoqëror që është arritur bashkërisht, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
21 vjet më parë, në koordinim të plotë me aleatët tanë, NATO-n, filluam transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Sot, Ushtria e Kosovës, është kurorëzim i suksesit të madh institucional e shoqëror që kemi arritur bashkërisht. Me gjithë sfidat, kjo Ushtri, është argumenti më i mirë për ata që njëzet vjet pas lufte mohojnë sukseset e shtetit tonë.
Nderim për të gjithë pjesëtarët që ishin pjesë e këtij transformimi, ashtu si për vijuesit e asaj rruge, oficerët dhe ushtarët tanë të sotëm!
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1622278017947398?__xts__%5B0%5D=68.ARDBRPHERQFUKddcXrGBf8NRmzeDu6nD0sjI6VORIZFCoKmVoNq1VvQLFd_xgfVC1Rq45VtbguYzxJZoN4aIGrJWMYIQ-tSOh4RqBDsTvYV2OgT7E-SY8svo1TUEo2omnRQqeheEvTLQ0Jc-GtvhiCQEPJNoUEHniuCQuM4S4OkqbnfR66Z_VviwpvlHomhdLIlBWkFmuNSmjq40-wZbN54FKs7MU0xT9zCSeERNJxPtpXwlmNRrxt5Auflc8-3biervC3YkC3DXeT_LYAKLNKIfgBjjZQzHn3Wo8s8T_Sp8lWCQTllPFuERpTevWvi9yMR0tPwdi20YoTs6cxWKFg&__tn__=-R