Tri degët e LDK-së në shtetet e Beneluksit kanë shprehur përkrahje ndaj vendimeve të kreut të kësaj partie, Isa Mustafës.
LDK njofton se këto degë kanë bërë thirrje që të ndalohet siç thotë fushata linçuese përmes rrjeteve sociale, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës Dega për Beneluks në Bruksel
Të nderuar anëtarë, bashkëudhëtarë dhe simpatizantë të LDK-së të Beneluksit, Dega jonë me shqetësim po e përcjellë situatën në luftën kundër pandemisë Covid-19 dhe lutemi për tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate.
Po ashtu me shqetësim po e përcjellim situatën politike pas krijimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Vlerësojmë se në situatën mometale, LDK-së i duhet më shumë se kurrë uniteti dhe mirëkuptimi.
Dega jonë dënon ashpër fushatën e ulët linçuese, e cila po zhvillohet në rrjete sociale, të orkestruara, pëmes aktivistëve politik apo forma tjera ndaj LDK-së dhe aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dega jonë në konsultim me nëndegët e Beneluksit, mbështesim vendimet e Kryesisë Qëndrore, kryetarit Akademik Isa Mustafa dhe Këshillit të Përgjithshëm dhe kemi besim të plotë në të gjitha strukturat e LDK-së!
Zoti e bekoftë LDK-në!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Bahtir Kastrati, Kryetar i Degës së LDK-së për Beneluks!.