Shërbimi i obliguar ushtarak ëstë një temë shumë e përfolur së fundit në Kosovë.
Me këso uniforma do të mund të vishen të gjithë të rinjtë e Kosovës në një fazë të caktuar të jetës së tyre.
Krejt kjo do të mund të ndodh, nëse shërbimi ushtarak bëhet obligativ.
Një plan të tillë e ka edhe qeveria të cilën e drejton kryeministri Avdullah Hoti.
Bile këtë çështje e ka përmendur edhe Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, në një nga mbledhjet e para të qeverisë.
Por, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama thotë se duhet një analizë e mirëfilltë për marrjen e përvojave nga vendet e tjera.
Sipas Ramës sfidë do të jetë edhe buxheti i vogël.
Për tu jetësuar kjo ide i pari i FSK-së, Rrahman Rama thotë se duhet të ketë koordinim të plotë edhe me NATO-në, pasi Kosova synon të jetë pjesë e saj.
E njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se kjo iniciativë është e mirë për të rinjtë kosovar.
Sipas Nuredin Ibishit forca e armatosur do ta ketë edhe një komponentë ndihmëse teksa ka përmendur edhe disa modele të shteteve të ndryshme që e kanë shërbimin ushtarak të obligueshëm.
Shërbimi i obligueshëm ushtarak kishte qenë premtim edhe e ish kryeministrit Albin Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.