×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultatet preliminare: Vuçiq fiton bindshëm, shqiptarët marrin 4 deputetë në Parlamentin e Serbisë

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 21:54

    Serbia sot mbajti zgjedhjet e përgjithshme, për të cilat u votua edhe në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë.


    Tashmë janë publikuar edhe rezultatet preliminare të cilat nxjerrin fituese partinë e Aleksandar Vuçiq me 62,7 përqind, transmeton Reporteri.

    Alternativa Demokratike Shqiptare sipas këtyre rezultateve preliminare ka fituar 4 vende në Parlamentin e Serbisë.

    Kjo është hera partitë shqiptare në Luginën e Preshevës kanë bashkuar forcat dhe kanë marrë pjesë me një koalicion të vetëm në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.

    Nëse rezultatet nuk ndryshojë, ky është numri më i madh i deputetëve që kanë fituar ndonjëherë partitë shqiptare në parlamentin serb. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!