×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, policia jep detaje

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 9:17

    Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Llabjan.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se akoma nuk dihet për të lënduar pasi që njësitet policore ende janë në vendngjarje.

    “Në ora 08:10 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Llabjan. Akoma nuk kemi ndonjë detaj e nuk kemi informacione as për të lënduar sepse njësitet policore janë në vendin e ngjarjes”, tregoi Hashani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!