×
  • Lajme
  • Lajme

    Clint Williamson: Nuk kishte prova për t’i ndjekur penalisht krerët e UÇK-së

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 14:14

    Ish-kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale, Clint Williamson, që kishte kryer hetimet për pretendimet e raportit të Dick Martyt për dyshimet e pretenduara për krime të kryera nga UÇK-ja ka folur për aktakuzën e ngritur nga Prokurori Special kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.


    Prokurori amerikan ka thënë se beson që në aktakuzën e tanishme që është bërë publike nga Prokurori Special mund të ketë edhe dëshmitarë të rinj në proces për dallim nga dëshmitarët e vitit 2014, kur ai kishte dalë me të gjeturat nga hetimet e pretendimeve të raportit të Dick Martyt.

    Megjithëkëtë, Williamson ka ripërsëritur deklaratat e vitit 2014 se gjetjet në atë kohë përbeheshin gjerësisht me gjetjet e Dick Martyt gjatë pyetjeve të tij për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

    “Por ashtu siç e thashë gjatë asaj kohe në 2014, nuk besoja se kisha prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht. Ka pasur prova që ato gjëra kanë ndodhur, por niveli i provave ishte i pamjaftueshëm për t’i ndjekur penalisht, nuk mund të them se mbi cilat baza qëndrojnë provat aktuale sepse nuk e kam atë informacion, mirëpo pozicioni im është i njëjtë me deklaratën që kam bërë në atë kohë”, ka theksuar ai për syri.net.

    Ish-kryeprokurori Williamson ka thënë se i gjithë kuptimi i Gjykatës Ndërkombëtare është që të mos mbahen përgjegjës një grup i tërë njerëzish për krimet që kanë kryer individët e caktuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!