×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Kundërshtari politik mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 20:20

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas komenteve bizare që u bënë në postimin ku kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.


    Sipas tij, kundërshtari politik mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi, shkruan Reporteri.net.

    Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se edhe për COVID-19 edhe për Hagë, nuk mundet ta pramendojë se dikush mund t’i urojë vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik.

    ”Nuk po them se secili duhet të brengose për shëndetin e Isa Mustafës, por mosbrengosja dallon prej urimit për me vdek prej sëmundjes.”, ka shkruar ai.

    Tutje Ahmeti i uron shërim të shpejt nga virusi paraardhësit të tij në Komunën e Prishtinës, Isa Mustafës.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Edhe për Covid edhe për Hagë nuk po mund të paramendoj se dikush mund ti uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik. Nuk po them se secili duhet të brengoset për shëndetin e Isa Mustafes, por mosbrengosja dallon prej urimit për më vdek prej sëmundjes. Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi.

     

    Zotit Mustafa dhe të tjerëve të prekur nga virusi ju uroj shërim të shpejtë!

    https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160062009902166

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!