×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndihmoi zviceranen që u grabit në Kosovë, nderohet polici nga Suhareka

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 20:44

    Është pjesëtar i stacionit policor në Suharekë. Por Blerim Kuqin tash e njeh edhe Zvicra. Krejt kjo për shkak të një veprimi që ka bërë.


    Kuqi e kishte ndihmuar një grua zvicerane e cila ishte grabitur nga një mik i saj kosovar gjatë pushimeve në Kosovë.

    Ai e kishte strehuar në shtëpi e tij pranë familjes meqë kishte mbetur në rrugë në mes të Suharekës.

    E pikërisht për këtë polici Kuqi sot është nderuar me një mirënjohje nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!