×
  • Lajme
  • Lajme

    Arlind Manxhuka thotë se Migjen Kelmendi po gënjen: Zyrtarë të VV-së i uruan shërim Isa Mustafës

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 21:36

    Migjen Kelmendi nga PDK ka thënë se janë mbështetësit e Vetëvendosjes ata që po ia urojnë Isa Mustafës vdekjen pasi u prek nga koronavirusi.


    Por, kësaj deklarate i është përgjigjur Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes që tha se po flet kot dhe po gënjen derisa disa zyrtarë të partisë së tij vetëm se i kanë shprehur urimet për shërim Mustafës, njofton Klan Kosova.

    “Migjen Kelmendi paska tentuar t’i sheroje komplekset e tij gjuhesore duke sulmuar LV-ne, madje duke genjyer. Permes dy fjaleve shqip, nje spanjisht paska thene se ata (LV) nuk mund te bejne dallimin mes disfates dhe vdekjes anipse disa zyrtare te VV-se, deputete dhe anetare kryesie kane uruar sherim per z. Mustafa”, ka shkruar Manxhuka.

    “Migjeni vertete eshte i kompleksuar me gjuhen, ne kete rast ai paska folur me veten duke menduar se po targeton LV-ne. Migjeni do te duhej me e dijte qe me veten mundesh me fol edhe ne te menduar, pa thene gje, por duket qe ky lloj komunikimi eshte i pamundur te ai per aq kohe sa flet kot keshtu”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!