×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi i PDK-së: Osmani është një e pacipë që e mban të uzurpuar karrigen e Kuvendit

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 0:01

    Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit nga kryetarja Vjosa Osmani ku po diskutohej për rishikimin e buxhetit.


    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Gjoshi ka shkruar se më 14 prill Osmani nuk lejonte të hynte në rend dite në Kuvend propozimi i PDK-së për Pakon Ekonomike për përballimin e pandemisë.

    Kurse, sot sipas tij i njëjti person me arbitraritet dhe në mënyrë të njëanshsme ndërpret seancën e Kuvendit ku pritej votimi I rishikimit të buxhetit, përcjell Insajderi.org

    Sipas tij, Vjosa Osmani është një e pacipë që e mban të uzurpuar atë karrige dhe ndërpret seancat nga të cilat varen jetët e njerëzve të këtij vendi.

    Postimi i tij i plotë:

    《14 prill 2020》
    Vjosa Osmani nuk lejonte të hynte në rend dite në Kuvend propozimi i PDK-së për Pakon Ekonomike për përballimin e pandemisë.

    《10 korrik 2020》

    I njejti person, me arbitraritet dhe në mënyrë të njëanshme ndërpret seancën e Kuvendit ku pritej votimi i rishikimit të buxhetit.

    • A e din kush çka ka ky njeri?

    • Si është e mundur që ajo del kaq hapur kundër njerëzve të këtij vendi që presin të përfitojnë nga një Pako Ekonomike ose nga rishikimi i buxhetit?

    Vjosa Osmani është një e pacipë që e mban të uzurpuar atë karrige dhe ndërpret seancat nga të cilat varen jetët e njerëzve të këtij vendi.

    Ajo është një e padijshme dhe që vetëm konfliktohet me ish bashkëpartiakët e saj.
    Ajo është një kryetare e njëanshme që po i shërben një grupimi politik, Vetëvendosjes, që ka vetëm një dëshirë 《të bëhet edhe më zi në këtë vend》.

    Në vend se të drejtojë seancat me përgjegjshmëri dhe përulje – ajo e ka vendosur të mbetet shembulli më i keq se si nuk duhet kurrë të jetë një Kryetar i Kuvendit.

    #ShembulliMëiKeq #Enjëanshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!