Legjenda e boksit Mike Tyson ka reaguar ndaj deklaratës së Deontay Wilderit, i cili kishte thënë para një kohe se ai do ta kishte nokautuar Tysonin.
Ish-kampioni i WBC-së, Deontay Wilder, ishte lavdëruar para një kohë se ai do ta kishte nokautuar edhe legjendën e boksit, Mike Tysonin, nëse ata do të ishin ndeshur në vitet e 80-të, kur ishte aktiv Tyson.
“Unë kundër Tysonit, në vitin 1986… do ta kisha grushtuar atë mirë. Më dëgjoni, le të jemi të sinqertë. Unë e di se njerëzit gjithmonë flasin për kohërat e vjetra, por s’ka ndonjë kohë kur unë s’do të kisha qenë numri një i botës”, kishte thënë 34-vjeçari, në një intervistë të dhënë në vitin 2018.
Tani, ndaj kësaj deklarate ka reaguar Tyson, i cili ka thënë se përderisa i pëlqen vetëbesimi i Wilderit, është shprehur se nuk do të ishte aq i sigurt sa ka deklaruar ai.
“Nuk e di nëse do ta kisha mposhtur atë. Mua më pëlqen shumë që ai mendon ashtu sepse edhe unë do ta kisha pasur të njëjtin mendim”, ka thënë Tyson. “Ai duhet të mendojë ashtu, është kampioni i peshave të rënda në boks dhe kjo është e veçantë”, përfundoi Tyson.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.