×
  • Sport
  • Sport

    Grezda lë pas historinë e sherrit dhe dënimit, gjen golin me Osijekun dhe mendon për sezonin e ri

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 22:30

    Futbollisti i Shqipërisë dhe Osijekut Eros Grezda dha sinjalin e qartë se do të jetë në gadishmëri të plotë për sezonin e ri futbollistik në Kroaci.


    Anësori kuqezi shënoi gol në testin miqësor që skuadra e tij zhvilloi ndaj ekipit hungarez Butafoki. 25-vjeçari realizoi golin për ekipin e tij në minutën e 34-ë duke mos gabuar nga distanca e afërt. Sfida përfundoi në barazim 1-1, por ajo që ka rëndësi është se Grezda premton se do të japë akoma më shumë nga “arsenali” i tij.

    Futbollisti i Shqipërisë u penalizua me 4 ndeshej pezullim pasi goditi futbollistin Rijekës Çolak pas përfundimit të gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë, ku Osijeku humbi me rezultatin 3-2.

    Grezda priti jashtë stadiumit dhe goditi me grusht në kokë futbollistin kundërshtar duke pretenduar se ky i fundit e ka provokuar duke e sharë për origjinën kombëtare.

    Pavarësisht këmbënguljeve të tij, Federata Kroate e Futbollit e pezulloi për 4 ndeshje Grezdën, ndërsa Osijeku e gjobiti me 60 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!